Trajnime profesionale dhe praktikë kontabiliteti
Parid Consulting ofron kurse trajnimi profesionale në fushën e EKONOMISË
- Ju përgatisim si financiere në PRAKTIKË,
- Ofrojmë trajnime intensive në programin Alpha Web dhe Financa 5,
- Ju mësojmë si të menaxhoni periodikisht një subjekt nga ana Financiare duke përfshirë këtu Deklarimet Online deri tek Bilanci Vjetor,
- PARID CONSULTING organizon trajnimin me lektorë si Ekspertë Kontabël, Kontabilist të Miratuar dhe Ekspertë Fiskal,
- Program i paketës Office EXCEL i përfshirë në çmimin e paketës,
- Ulje 10% për studentët me kartë studenti,
- Trajnimi organizohet në grupe te vogla deri në 6 persona.
Të dhënat shtesë
- Shembuj konkrete dhe real në kompani në fushën e tregtisë, shërbimeve, ndërtimit etj,
- Njohja me legjislacionin fiskal në fuqi,
- Shpjegimi i koncepteve bazë të kontabilitetit, Kodit te Punës, Format Ligjore të Biznesit,
- Aplikimet dhe deklarimet online (Libri i Shitjes, Libri Blerjes, llogaritja e T.V.SH-së, Tatimit në burim, Tatim Fitim i Thjeshtuar dhe Tatim Fitim, Tatimi mbi të ardhurat personale),
- Burimet Njerëzore.
Grupet e interesit
- Studentë apo të punësuar në fushën e ekonomisë,
- Studentë të diplomuar,
- Të punësuar në kompani private/publike,
- Pronarë të bizneseve të vogla ose të mesme,
- Menaxher/Administrator të bizneseve të mëdha,
- Persona të tjerë që kanë interesa në fushën financiare.
Në përfundim të trajnimit, ajo çfarë merrni mbrapsht investimit të bërë tek ne nuk është vetëm një Certifikatë e njohur, por edhe njohuritë që do t’ju ngelen e do të ngrenë ”Themelet e para të Zanatit”. Për studentët më të mirë të kursit, ofrojmë mundësi punësimi sipas ofertave të punës tek Klientët tanë!